
Haradinaj-Stublla vizitën në Mal të Zi e fillon me takime në Ulqin
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Ajo vizitën e ka nisur me takime në Ulqin.
Haradinaj-Stublla përmes rrjetit social “Facebook” ka thënë se vizitën në Mal të Zi e ka filluar me Ulqinin e fëmijërisë së seclit prej nesh.
Postimi i plotë i saj:
Fillova me Ulqinin e fëmijërisë së secilit prej nesh.
Një takim shumë i përzemërt me Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Deputetin shqiptar, Genc Nimanbegu dhe Kryetarin e “Forcës”, z. Nazif Cungu.
Është krenari të dëgjosh gjuhën shqipe tek mbron veten në Kuvend dhe është jehonë thirrjeje për dinjitet.
Me z. Nimanbegu dhe z. Cungu diskutuam për sfidat e shqiptarëve këtu, pritjet e tyre nga ne si Republikë e Kosovës si dhe qëllimin e sinqertë të kësaj vizitë që është për fuqizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi.
https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/138995144513220