Haradinaj-Stublla viziton varrezat shqiptare në New York, premton drejtësi për krimet e Serbisë

16 gusht 2020 | 19:11

Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj Stublla, ka shkuar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje Haradinaj-Stublla ka nderuar veprën e familjes Bytyqi në varrezat e Yonkers në New York.

Kryediplomatja nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se rezoluta e miratuar në Kongresin Amerikan, në shkurt të vitit 2017, është mesazh i qartë për Serbinë – se pranimi i fajësisë, kërkimfalja dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave e vrasjeve të shqiptarëve të Kosovës, është rruga e vetme që na shpie tek paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në rajon.

Postimi i plotë i Haradinaj-Stublla në “Facebook”:

Bashkë me prindërit e heronjve të Kosovës, vëllezërve Yll, Agron e Mehmet Bytyqi, para varrit të tyre në varrezat e Yonkers të Nju Jorkut, si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, shpreha nderimet më të thella për sakrificën e familjes Bytyqi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Bashkëndjeva dhimbjen e nënës Bahrije dhe bashkëluftëtarëve të “Batalionit Atlantiku”, duke vazhduar premtimin se nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet gjenocidale të Serbisë të kryera në Kosovë.

Rezoluta e miratuar në Kongresin Amerikan, në shkurt të vitit 2017, është mesazh i qartë për Serbinë – se pranimi i fajësisë, kërkimfalja dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave e vrasjeve të shqiptarëve të Kosovës, është rruga e vetme që na shpie tek paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mal të Zi dy persona kanë vdekur si pasojë…