Haradinaj-Stubulla merr mbështetjen e homologut austriak për liberalizimin e vizave
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë me dije se ka biseduar në telefon me homologun austriak, Alexander Schallenberg, ku kanë folur për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Ajo ka thënë se ka marrë mbështetjen nga homologu austriak për heqjen e vizave për Kosovën, raporton “Epoka e re”.
“Shpreha falënderimin për përkrahjen e madhe austriake përgjatë viteve, me diasporën tonë në Austri dhe me shkollimin e mijëra studentëve nga Kosova”.
“Si një vend qe i ka qëndruar afër Kosovës, në shumë procese të rëndësishme për vendin, nga ministri Schallenberg ndër tjera, mora mbështetjen për përkrahje të shtuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave tani që kemi përmbushur të gjitha kriteret dhe presim sa më parë lëvizjen e lirë në zonën Schengen”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.