Haradinaj: Sulmet dhe cenimi i integritetit të zyrtarëve policorë, të papranueshme

18 dhjetor 2020 | 11:48

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas plagosjes së një zyrtari policor në krye të detyrës, gjatë kohë kur po tentonte që ta parandalonte një grabitje të një bankomati në lagjen Veternik në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se sulmet dhe cenimi i integritetit të zyrtarëve policorë janë̈ të papranueshme.

“Sulmet dhe cenimi i integritetit të zyrtarëve policorë janë të papranueshme. Rastet si ky i sotëm duhet të dënohen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Zyrtarit policor që sot pësoi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, i dëshiroj shërim të shpejtë. Qoftë ky rasti i fundit ku Policia e Kosovës përballet me të tilla sfida gjatë punës së tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar policor është plagosur mëngjesin e së premtes nga…