
Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit janë të papranueshme
29 maj 2023
| 22:09
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin pas ngjarjeve të fundit në veri të Mitovicës.
“Me vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit. Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situatës.
“Po ashtu, i kërkoj kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA, BE dhe NATO! Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike!”, ka shkruar Haradinaj.