Haradinaj: Sulmet që u bëhen medieve dhe gazetarëve, shqetësuese

03 maj 2023 | 11:57

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se liria e medias dhe fjala e lirë, janë vlerë e panegociueshme e demokracisë.

Haradinaj ka thënë se sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve janë shqetësuese.

“Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, por edhe si çdo ditë tjetër reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias. Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Shqetësuese mbeten sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave dhe tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj tyre! Jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë, si vlerë e panegociueshme e demokracisë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Askush nuk ka pritur që në takimin e 2 majit…