Haradinaj: Sulmi ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, lajm i keq për vendin tonë
18 tetor 2020
| 20:49
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj sulmit të gazetarit Shkumbin Kajtazi.
Haradinaj ka thënë se liria nuk është e plotë pa të drejtën e fjalës.
“Sulmi i dytë ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, pas kërcënimeve të vazhdueshme ndaj tij, është lajm i keq për vendin tonë. Organet e sigurisë duhet të merren më seriozisht me mbrojtjen e gazetarëve, veçanërisht atyre hulumtues”.
“Ata që po tentojnë që Kosovën ta paraqesin si një vend të pasigurt, ku cenohet fjala e lirë, përmes sulmeve qyqare, duhet të zbulohen dhe të ndërpritet veprimtaria e tyre shumë e dëmshme për vendin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.