Haradinaj: Sulmi ndaj gruas rome, i turpshëm dhe i dënueshëm

31 maj 2019 | 16:28

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me sulmin që iu është bërë një gruaje rome në Ferizaj nga disa adoleshentë.

Ai ka thënë se agresioni i shfrenuar i disa adoleshentëve në Lipjan dhe Ferizaj ndaj qytetarëve, për shkak të përkatësisë së tyre etnike, është i turpshëm dhe i dënueshëm.

“Ne, më shumë mund e sakrifica po ndërtojmë një shtet të drejtë dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku të gjitha komunitetet janë të lira e të barabarta, prandaj sulmet mbi pjesëtarë të komuniteteve pakicë, bien ndesh me vlerat tona tradicionale dhe parimeve ligjore dhe nuk do të tolerohen. U bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat konform normave ligjore, ndërsa nga prindërit dhe arsimtarët kërkoj të kenë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre, në edukimin e drejtë si preventiva më adekuate kundër çdo lloj manifestimi të dhunës dhe urrejtjes”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pritur në një…