Haradinaj: Sundimi i ligjit, prioritet i qeverisë
26 qershor 2019
| 14:50
Kryeministri Ramush Haradinaj në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë të Qeverisë me EULEX-in, në rolin këshillëdhënës, sot ka zhvilluar takim pune me shefen e këtij misioni, Alexandra Papadopoulou, me të cilën ka bashkëbiseduar për angazhimin e përbashkët në fuqizimin e mëtejmë të sundimit të ligjit.
Haradinaj ka theksuar se institucionet vendore kanë ngritur kapacitetet për një shtet ligjor e funksional në tërë territorin e Kosovës.
“Vlerësuam se, hapat konkretë në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si e vetmja rrugë që garanton zhvillimin e vendit, kanë shënuar progres të dukshëm”, ka thënë Haradinaj.