Haradinaj: Sylaj ishte njeri i urtë

30 korrik 2018 | 22:26

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e poetit, Ragip Sylaj.

Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se Syla do të kujtohet si njeri i urtë.

“E dhimbshme ikja e hershme e poetit dhe gazetarit Ragip Sylaj. Poet sensibil dhe vrojtues e kritik i jetës kulturore në vend, Sylaj do të kujtohet si njeri i urtë, mik dhe koleg shembullor. Ngushëllime të sinqerta familjes si dhe komunitetit artistik dhe gazetaresk të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë fundjavë Ami dhe Ermal Mamamqi kanë preferuar të kalojnë…