Haradinaj: Ta fuqizojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

29 mars 2018 | 11:48

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është në proces të ndryshimit dhe ka bërë thirrje që të përshpejtohet ky ndryshim duke përmirësuar performancën e secilit institucion.

Ai ka thënë se në këtë drejtim duhet bërë më shumë në luftën kundër korrupsionit që sundimi i ligjit të jap rezultate konkrete. “Të fuqizojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë kryeministri.

Duke folur për agjendën legjislative, kryeministri Haradinaj ka deklaruar se në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës duhet përshpejtuar agjenda legjislative ku është e domosdoshme që të procesohen ligjet dhe dokumentet e rëndësishme të reformës legjislative që kanë të bëjnë me këtë fushë.

“Policia e Kosovës gëzon besim të lartë nga qytetarët tanë. Është një institucion kredibil nga ku edhe fillon e tërë përpjekja jonë për ta luftuar krimin”, ka thënë kryeministri Haradinaj në takimin e shtatë të nivelit të lartë të Sundimit të Ligjit, ku punën e tyre dhe objektivat i paraqitën Policia e Kosovës dhe Agjencia Kundër Korrupsionit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të…