Haradinaj: Ta kthejmë çdo ditë në dashuri për të gjithë të prekurit me ‘sindromën down’

21 mars 2021 | 14:07

Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se madhështia e një shoqërie qëndron në atë se sa ka vullnet të pranojë e integrojë të gjithë pa dallim.

“Sot është ditë e veçantë për ata që janë të veçantë, që reflektojnë dashuri e optimizëm. Andaj, ta kthejmë çdo ditë, në dashuri për të gjithë të prekurit me Down Syndrome”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai është shprehur se Kosova ka të gjitha mundësitë që ata të kenë trajtim të drejtë dhe të barabartë që të përmbushin potencialin e tyre, “e për këtë qëllim nuk duhet të mungojë angazhimi i secilit prej nesh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talenti i Strasbourgut, Mohamed Simakan është transferimi më i ri…