Haradinaj: Takim plot emocione me shqiptaro-amerikanët në New York (FOTO)
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se është takuar me shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, ku kanë diskutuar për të gjithë rrugëtimin e popullit për çlirimin e Kosovës.
“Takim i sinqertë dhe plot emocione me shqiptaro-amerikanët në New York. Bashkë, diskutuam për gjithë rrugëtimin tonë si popull dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të vullnetarëve, shoqatave dhe Batalionit Atlantiku për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Haradinajnë llogarinë e tij në “Facebook”.
Ai ka thënë se populli i Kosovës ka dhënë shumë për të qenë këtu ku është, dhe një nga kontribuesit është edhe diaspora.
“Si popull, kemi dhënë shumë për të qenë këtu ku jemi. Një nga sakrificat është edhe vet diaspora jonë. Si Kryeministër u zotova që do të angazhohemi që Kosova të bëhet vend, nga i cili shqiptaro-amerikanët dhe çdo shqiptarë tjetër do të ndihet krenarë. U zotova se gjithmonë do t’i nderojmë ata që e mundësuan këtë”, ka shkruar Haradinaj.