
Haradinaj takohet me drejtorin e AKI-së
29 janar 2018
| 15:13
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku është takuar me drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.
Haradinaj i ka ofruar AKI-së mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për punën dhe angazhimin e saj në ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët dhe Republikën e Kosovës.