Haradinaj takohet edhe me ambasadorin francez, ja për çfarë biseduan

15 qershor 2023 | 16:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është takuar të enjten me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Haradinaj ka bërë me dije se me ambasadorin francez kanë ndarë shqetësimin e përbashkët për gjendjen në veri të Kosovës.

“Gjatë takimit, biseduam edhe për nevojën e deeskalimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të marrëveshjes së Ohrit. Franca gjithnjë ka pasur një rol të rëndësishëm në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sikundër që e ka edhe në situatën aktuale”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Haradinaj të enjten është takuar edhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesa e partive opozitare që kryeministri Albin Kurti të raportojë…