Haradinaj takohet me ambasadoren Vlora Çitaku dhe ndërmarrës shqiptarë
Kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në ShBA.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se ka pasur një drekë punë me ambasdoren tonë në ShBA, Vlora Çitaku dhe Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve.
Postimi i plotë i tij:
Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve. Është mbresëlënës suksesi i tyre, nga refugjatë në 99-tën, në emra të suksesshëm në fushën e teknologjisë, internetit dhe IT-së.
Storien e suksesit në ShBA e kanë sjellë edhe në Kosovë, duke investuar kapitalin e tyre për të hapur vende të reja pune dhe rritur ekonominë e vendit.
I lumtur të kuptoj që planet për Kosovën veç janë rritur. Duke i ftuar të investojnë më shumë, u zotova se Qeveria do të jetë gjithmonë mbështetëse për investimet e tyre në Kosovë.
RH