![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Ramush-Haradinaj-12.jpg)
Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë, diksutojnë për rëndësinë e zgjedhjeve të 9 shkurtit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.
Haradinaj ka thënë se në këtë takim u diskutua për rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit.
“Në takim me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, theksuam rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit si moment kyç për demokracinë tonë. Vlerësoj mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën dhe kontributin e pazëvendësueshëm në forcimin e institucioneve tona demokratike. Anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë, ndërsa bashkëpunimi me aleatët tanë historikë është thelbësor në këtë proces, në të cilin Italia mbetet prej partnerëve më të rëndësishëm”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.