Haradinaj takohet me ambasadorin e ShBA-së, ja për çfarë diskutuan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar të hënën ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se e ka njoftuar Hovenier për temat e diskutimit gjatë takimeve që ka pasur në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat.
Më tutje, ka kërkuar që të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Gjithashtu, Haradinaj ka falënderuar Hovenierin për angazhimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë në mbështetje të vizitës që e ka realizuar në Amerikë.
Prita në selinë Aleancës, ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. Ambasadorin Hovenier e falënderova personalisht për angazhimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë në mbështetje të vizitës që realizova në Amerikë. Z. Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.