Haradinaj takohet me ambasadorin francez dhe gjerman, diskutojnë për takimin e radhës në Paris
24 maj 2019
| 09:30
Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt, me të cilët ka shkëmbyer pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.
“Poashtu, diskutuam për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar qasjen konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.