Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman: Gjermania, partnere serioze
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim pune ambasadorin e Gjermanisë në vend, Christian Heldt, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, takimin me kancelaren Angela Merkel dhe projekte të tjera të rëndësishme bilaterale, në të cilat Gjermania po qëndron partner serioz dhe konsistent i vendit.
“Kosova ka forcuar pozicionin e saj në një kryeqytet kaq vendimmarrës të Evropës dhe botës, siç është Berlini zyrtar. Në këtë aspiratë, Qeveria e vendit do të vazhdojë angazhimin serioz në përmbushjen e obligimeve të marra karshi rrugës tonë euroatlantike dhe marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë”, ka thënë Haradinaj pas takimit me ambasadorin gjerman.
“Për kordinim të kësaj agjende, Gjermania po qëndron partner serioz dhe konsistent i vendit”, ka thënë Haradinaj.