Haradinaj takohet me ambasadorin Kosnett
30 janar 2020
| 16:34
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Lajmin e ka bërë me dije vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Sot në mesditë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë takova ambasadorin Philip Kosnett për të diskutuar aktualitetin politik në vend dhe agjendën e vizitës sime në SHBA për javën e ardhshme. Kosova është me fat që ka në krahë SHBA-në”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/