Haradinaj takohet me diplomatin gjerman Ischinger
16 shkurt 2019
| 10:13
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke marrë pjesë në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Munih.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se është takuar me nikoqirin e kësaj konference Wolfgan Ischinger dhe me liderë të tjerë botërorë.
“Shtrëngim duarsh me diplomatin e njohur gjerman dhe nikoqirin e Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger dhe liderë të tjerë botërorë, në ditën e dytë të këtij forumi. Bashkëbisedime konstruktive, për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike të vendit”, ka shkruar Haradinaj.