Haradinaj takohet me emisaren nga Çekia, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim emisaren e posaçme për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke, Janina Hrebickova, me të cilën ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimin rajonal dhe rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.
“Takim me emisaren e posaçme për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke, Janina Hrebickova, me të cilën bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimin rajonal dhe rrugëtimin euroatlantik të Kosovës. Mirënjohës për mbështetjen e Republikës së Çekisë për të drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në BE dhe në procesin e integrimit euroatlantik”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/