Haradinaj takohet me fermerët e Ferizajt, thotë se kërkesa e tyre do të trajtohet
19 qershor 2019
| 11:49
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bashkëbiseduar me fermerët e Ferizajt që protestuan sot para Qeverisë së vendit, për kompensimin e dëmeve natyrore në kulturat e tyre, ka bërë me dije se Qeveria në vazhdimësi është munduar t’i shqyrtojë dhe akomodojë kërkesat e fermerëve dhe se edhe kërkesa e tyre do të marrë trajtim.
“Shpreha nevojën e krijimit të një sistemi shtetëror për kompensimin e dëmeve, nismë kjo e iniciuar vitin e kaluar në ekzekutiv dhe e cila nuk është trajtuar asnjëherë më parë. Krijimi i një baze ligjore për përkrahjen e fermerëve edhe në këtë drejtim, është nevojë e pashmangshme dhe ne do të angazhohemi për këtë aspekt”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
/Epoka e re/