Haradinaj takohet me Gucatin: Shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi sakrificën e UÇK-së

24 prill 2025 | 16:11

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,  ka pritur në takim kryetarin e veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati.

Haradinaj ka bërë me dije se AAK-ja i mbështet kërkesat legjitime të kategorive të dala nga lufta.

Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në takim me udhëheqjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kryesuar nga z. Hysni Gucati, ndamë shqetësimet për kategorinë më meritore për lirinë e Kosovës.  Krerët e luftëtarëve të lirisë, i sigurova se siç kam qenë përherë pranë tyre, unë dhe Aleanca mbetemi në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime, në funksion të së drejtës dhe dinjitetit që u takon. Shteti i Kosovës i ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve, të rënëve dhe familjeve të tyre”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sejdi Varfaj shpall të pa vlefshme dëftesën e shkollës fillore…