Haradinaj takohet me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin
14 qershor 2020
| 14:49
Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot në Shqipëri me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.
“Përseri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“U gëzova, poashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.