
Haradinaj takohet me kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër
05 janar 2019
| 14:12
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Qamil Isufin, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, me të cilin ka diskutuar për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e vendit në reformën fiskale për të krijuar një ambient të volitshëm për të bërit biznes.
“Viti në të cilin sapo kemi hyrë do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të reja të punës. Vlerë e shtuar është rrjetëzimi i bizneseve vendore me ato të jashtme, duke krijuar kështu kompani të përbashkëta që garantojnë prosperitet të ekonomisë sonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.