Haradinaj takohet me Kurzin, kërkon ndihmën e tij për liberalizimin e vizave
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Vjenë të Austrisë është takuar me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Haradinaj ka theksuar se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke.
“I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2. Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shtuar se përveç të drejtës së qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit.
/Epoka e re/