Haradinaj takohet me malësorët e Plavës dhe Gucisë
15 shtator 2019
| 17:08
Kryeministri në detyrë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me malësorët e Plavës dhe Gucisë.
Ai ka thënë se prej Shkodrës e deri në Pazar të Ri janë vëllezër edhe pse dikush falët në xhami e dikush në kishë.
Në takimin vëllazëror sot me malësorët e Plavës e Gucisë. Prej Shkodrës e deri në Pazar të Ri, jemi vëllezër, edhe ata që falen në xhami edhe ata që falen në kishë, janë vëllezërit e mi shqiptarë. 100 për qind dinjitet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/