Haradinaj takohet me ministrin gjerman të Shëndetësisë
15 korrik 2019
| 12:01
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn.
Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Më pas Spahn bashkë me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e shëndetësisë./EO/