Haradinaj takohet me O’Connellin, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Britani
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Haradinaj ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” se takimi me O’Connell ishte i zakonshëm.
“Takim i rregullt me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve. Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe e falënderova për rolin konstruktiv të ambasadorit dhe vendit të tij, për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.