Haradinaj takohet me Pompeon: Kosova ka treguar se është partnere mike e ShBA-së
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të “Lutjeve të Mëngjesit” në Amerikë, është takuar me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, me të cilin ka diskutuar për aktualitetin politik në vend dhe rajon.
Haradinaj ka thënë se e ka siguruar sekretarin Pompeo se Kosova do të qëndrojë e palëkundur në krah të Amerikës.
“I nderuar që gjatë ‘Lutjeve të Mëngjesit’ të ndajë tavolinën me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Me sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjerë. Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë. Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe ShBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1597497033708038