Haradinaj takohet me presidentin e BERZh-it
18 prill 2019
| 15:18
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin e lartë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), kryesuar nga presidenti i kësaj banke, Suma Chakrabarti.
Presidenti i BERZh-it, Suma Chakrabarti, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë në kuadër të një turneu në rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgatitje për takimin vjetor të Bankës për vitin 2019 që do të mbahet në Sarajevë në maj.
Gjatë kësaj vizite, Chakrabarti, pritet të takohet edhe me ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe atë të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.