Haradinaj takohet me të ngarkuarën me punë në ambasadën e ShBA-së, bisedojnë për forcimin e partneritetit ndërshtetëror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është pritur në takim nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.
Haradinaj ka thënë se me Prattipatin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon dhe për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe ShBA-së.
“Konfirmova edhe një herë qëndrimin tonë të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Bashkëpunimi me ShBA-të mbetet thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë, ndërsa anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional është rruga më e mirë për ta arritur këtë objektiv”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Në takim me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-ShBA.
Konfirmova edhe një herë qëndrimin tonë të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Bashkëpunimi me ShBA-të mbetet thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë, ndërsa anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional është rruga më e mirë për ta arritur këtë objektiv.
Falënderova znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-ve ndaj Kosovës dhe popullit tonë. Ky partneritet i fuqishëm është garanci për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin e rajonit.