Haradinaj takohet me Thaçin, flasin për zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni
09 mars 2020
| 17:10
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar të hënën me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Menduh Thaçi.
Haradinaj ka bërë me dije se me Thaçin ka biseduar rreth zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.
“Është shumë e rëndësishme që shqiptarët në Maqedoni të jenë faktor me rol shumë aktiv, sidomos në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen atje. Me rëndësi është që zgjedhjet të kalojnë në frymë demokratike duke garantuar votën e lirë të qytetarëve, që është garancë për formimin e institucioneve stabile dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.