Haradinaj takohet me Princin e Jordanisë

04 qershor 2018 | 21:30

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Princin e Jordanisë, Ghazi bin Muhammad.

Haradinaj ka bërë të ditur se Jordania do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, në veçanti në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

“Në përfundim të konferencës Aqaba në Tiranë, takova edhe Princin e Jordanisë, Ghazi bin Muhammad, të cilin e falënderova për përkrahjen e vendit të tij për Kosovën.U pajtuam se Jordania si vend me ndikim te shtetet arabe dhe më gjerë, mund ta ndihmojë Kosovën, veçanërisht në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër, në Prishtinë, në orën 18.00, hapet edicioni i 20…