Haradinaj takohet sot me kancelaren Merkel
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Berlin në vizitë njëditore ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Siç deklaroi vet Haradinaj, ky takim ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, ka thënë Haradinaj.
Përpos kancelares Merkel, Haradinaj pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin.