Haradinaj takohet me Thaçin një ditë para demarkacionit
19 mars 2018
| 11:19
Zyra e Presidentit të Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm janë takuar presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Takimi nuk është bërë publik dhe asnjëra nga zyra nuk ka lëshuar njoftim se çfarë është diskutuar në këtë takim të hershëm.
Zyra për Informim e Presidentit i ka konfirmuar “Express”-it takimin mes tyre, duke thënë se takimi ishte i rregullt dhe në të janë diskutuar temat aktuale politike nëpër të cilat po kalon vendi.
“Ka qenë takim i rregullt siç takohen shpesh kryeministri dhe presidenti. Është diskutuar për temat aktuale”, është thënë nga Zyra për Informim e Presidentit.
Takimi ka ndodhur një ditë para seancës së demarkacionit.