Haradinaj takoi komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë
11 prill 2019
| 17:30
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim pune komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’Addario, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.
Me këtë rast, Haradinaj e D’Addario kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm.
“Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/