
Haradinaj takoi përfaqësuesit e SBAShK-ut për zgjidhjen e kërkesave të tyre
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) për ta gjetur zgjidhjen e duhur për kërkesat e tyre.
Pas këtij takimi Haradinaj, ka thënë se mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e qëndresës sonë.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të rezistencës në Kosovë.
Haradinaj ka vlerësuar se njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta është e një rëndësie të veçantë.
“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të rezistencës në Kosovë. Njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta është e një rëndësie të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e qëndresës sonë. Takova sot përfaqësuesit e SBAShK-ut për ta gjetur zgjidhjen e duhur për kërkesat e tyre, duke përmbushur obligimet shtetërore”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.