Haradinaj takoi shefen e EULEX-it, flasin për fuqizimin e sundimit të ligjit
19 mars 2019
| 13:55
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën ka biseduar për fuqizimin e sundimit të ligjit.
“Në takimin e rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, bashkëbiseduam për angazhimin tonë të përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit, në mandatin ekzistues për të ofruar asistencë dhe këshillëdhënie sistemit tonë të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/