Haradinaj takoi Theresa May, Britania e Madhe ndër aleatët më të mëdhenj të Kosovës
27 shkurt 2018
| 20:34
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë ndër aleatët më të mëdhenj të Kosovës.
Ai këto komente i bëri pas takimit të tij me kryeministren e Britanisë Theresa May. Takimi i zhvilluar mbrëmë në Londër, sipas Haradinajt shprehu edhe një herë mbështetjen që ka shteti i Kosovës.
“Bashkëbisedim me kryeministren, Theresa May, gjatë pritjes së mbrëmshme në 10 Doëning Street. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë njëri ndër aleatët më të mëdhenj të popullit dhe shtetit të Kosovës. Konfirmova pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Samitin e Londrës, në korrik. RH”, shkroi Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.