Haradinaj takon 140 studentë të universiteteve të Vjenës dhe Venedikut
19 janar 2018
| 12:37
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka pasur një diskutim të frytshëm me 140 studentë të universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut.
Ai ka thënë se gjatë këtij takimi ka prezantuar projeksionet e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin, si dhe proceset politike të vendit, me theks të veçantë integrimet euroatlantike.
“Një diskutim i frytshëm me mbi 140 studentë të universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut, ku prezantova përvojat, idetë dhe projeksionet e mia dhe të Qeverisë së Kosovës për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin, si dhe proceset politike të vendit tonë, me theks të veçantë integrimet euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.