Haradinaj takon ambasadorin amerikan, diskutojnë për avancimin e sundimit të ligjit
03 prill 2019
| 12:56
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, me të cilin ka diskutuar për avancimin e sundimit të ligjit.
“Takimi i rregullt me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Diskutuam për sfidat dhe punën e përbashkët në avancimin e sundimit të ligjit. Kosova dhe ShBA-ja qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/