Haradinaj takon ambasadorin austriak, flasin për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe procesin e zgjedhjeve

29 janar 2021 | 12:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin kanë biseduar për temat aktuale në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se ka falënderuar ambasadorin Weidinger për mbështetjen e përhershme të Austrisë për Kosovën në periudha të ndryshme, e sidomos në proceset integruese euroatlantike.

“Shpreha dëshirën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në një kohë kur Kosova ka shumë nevojë për mbështetjen nga aleatët e saj strategjikë, në kapërcimin e krizës dhe zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli televiziv, Francesca Farago, i ka vënë “flakën” rrjetit me…