Haradinaj takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë
08 shtator 2020
| 16:49
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbot.
Haradinaj ka falënderuar ambasadorin Abbot për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që ka dhënë Britania e Madhe për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.
“Biseduam për të gjitha temat që sot e rrethojnë Kosovën, për bisedimet, sigurinë, për krizën me pandeminë, zhvillimin ekonomik e social dhe për tema të tjera. Kosova është me fat që ka një vend të tille mik dhe mbështetës”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
(M.K / Epoka e re)