![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj-vs-ambsadori-francez.jpg)
Haradinaj takon ambasadorin e Francës, temë diskutimi mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit
11 shkurt 2025
| 12:34
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës, me theks të veçantë për anëtarësimin në NATO.
“Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik. Vlerësova lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë. Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e miqësisë së kahershme mes dy popujve”, ka thënë Haradinaj pas takimit.