Haradinaj takon ambasadorin gjerman, flasin për takimin e Berlinit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
“Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve”.
“Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar për integrimin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi. Gjithashtu e falënderova në emër të Qeverisë së vendi për rolin konstruktiv të kancelares Merkel, veçmas tani në thirrjen e takimit të Berlinit, si forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/