Haradinaj takon ambasadorin italian, diskutojnë për vazhdim të partneritetit
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka diskutuar më vazhdimin e partneritetit në mes të dy vendeve edhe në proceset e rëndësishme që e presin Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se e ka siguruar diplomatin italian se pjekuria e institucioneve të Kosovës do të vazhdoj në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit.
“Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë. Në takim të rregullt me Ambasadorin Italian Piero Cristoforo Sardi, theksova se Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve dhe se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/