Haradinaj takon ambasadorin italian, flasin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin kanë biseduar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Po ashtu, Haradinaj ka theksuar se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vendin tonë.
“Bashkëbisedim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat pasqyruan pjekuri të lartë politike dhe demokratike, si dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë. Përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është liberalizimi i vizave, dialogu, integrimet euroatlantike, në të cilat mbështetja e Italisë është e pazëvendësueshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/